Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të mërkure pr.ligjin e qeverisjes elektronike. Në një prononcim për mediat, në përfundim të mbledhjes, zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e konsideroi këtë ligj si mjaft të rëndësishëm ndërsa sqaroi arsyet e një vemdimmarje të tillë.
“Sot në mbledhjen e Keshillit te Ministrave kaluam një nga ligjet më të rëndësishme, Ligji i qeverisjes elektronike. Ky pr/ligj është një rregullues i rëndësishëm që do marrë jetë shumë shpejt. Qeveria ka nisur një studim të tregut sa i përket profesioneve të vecanta. Në këtë rast profesionet kanë të bëjnë me zhvillimet teknologjike e dixhitale.
Janë një sërë profesionesh që sot trajtohen në forma të ndryshme. Për ta hapur këtë treg dhe për të bërë të konkurueshme edhe pozicionet brenda administratës shtetërore do na duhet ta rregullojmë me ligj këtë kuadër. “ u shpreh Balluku.