“Grand Pazari” i Teheranit, qendrat tregtare dhe disa biznese të tjera u rihapën pas një mbyllje dy-javore, ndërsa infeksionet kanë rënë me 10 përqind gjatë ditëve të fundit.
Zyrtarët paralajmëruan që situata të mbetet “e brishtë” në Teheran dhe në qytetet e tjera që kanë lëvizur nga alarmi i kuq i koronavirusit në nivelin më të ulët të portokallit.
Ministria e Shëndetësisë së Iranit regjistroi një total prej 50,016 vdekjesh nga koronavirusit të shtunën me 321 viktima në 24 orët e fundit.
Zëdhënësi i Ministrisë Sima Sadat Lari tha për TV shtetëror se 12,181 njerëz ishin infektuar me koronavirus që nga e premtja, duke çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve COVID-19 në 1,028,986.