Kaloi vettingun/ Komisioneri publik ankimon vendimin ndaj Edmond Islamajt

schedule16:55 - 12 Korrik, 2018

schedule 16:55 - 12 Korrik, 2018

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Sipas Komisionerit Publik, institucionit që përfaqëson publikun në procesin e vettingut, në rastin e Islamajt hetimi i KPK nuk është i plotë. “Faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rilerësimit, Edmond Islamaj”, thuhet në ankimin e Komisionerit Publik. Përmes ankimit, Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të riparojë mangësitë e KPK-së. Edmond Islamaj u konfirmua në detyrë në 7 qershor 2018. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!