U fut në trajtim intensiv, mësohet gjendja shëndetësore e Boris Johnson

schedule14:48 - 7 Prill, 2020

schedule 14:48 - 7 Prill, 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson është duke “marrë frymë pa asnjë lloj ndihme” në njësinë e kujdesit intensiv dhe nuk ka pneumoni. Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit.

Zëdhënësi i kryeministrit tha se Johnson ka qenë në gjendje të qendrueshme gjatë natës dhe se ndodhet në gjendje të mirë, pasi ka marrë “trajtimin standard të oksigjenit”.

Më tej u sqarua gjithashtu se për 55-vjeçarin nuk është dashur përdorimi i një ventilatori, përkundër shqetësimeve në rritje për shëndetin e tij.

Në deklaratë thuhet:

“Ai është duke marrë trajtim standart oksigjeni dhe po merr frymë pa pasur njevojë për ndihmë. Ai nuk ka pasur nevojë për ventilator mekanik apo për mbështetje respiratore jo-invazive.”

Në një raund intervistash të transmetuara këtë mëngjes, Ministri i Zyrës së Kabinetit,  Michael Gove tha se gjendja e Johnson duhet të tregojë nevojën për të ndjekur rregullat e distancimit shoqëror, pasi virusi ka vërtetuar të jetë i frikshëm. /abcnews.al/