Kaloi me rulotë nga Qafë-Bota, kapet 1.2 ton drogë në Athinë

schedule13:41 - 9 Mars, 2020

schedule 13:41 - 9 Mars, 2020

Një Greqi është goditur një tjetër rast i trafikimit të drogës Shqipëri-Greqi-Turqi. Mediat greke raportojnë se është kapur 1.2 ton drogë në Athinë.

Në pranga kanë rënë një çift . Operacioni është zhvilluar të shtunën, ndërsa sipas mediave fqinje droga ka kaluar nga Shqipëria me një rulotë në pikën kufitare të Qafë-Botës, duke hyrë në Greqi dhe duke vazhduar udhëtimin.

Ka qenë anti-droga e Igumenicës, në bashkëpunim me atë të Athinës, që ka ndaluar rulotën në kryeqytetin grek, ku gjatë kontrollit është zbuluar sasia e madhe e drogës, përkatësisht 1 ton e 145 kg marijuanë, 4 kg e 68 gram hashash çokollatë, si dhe 918 gram vaj hashashi.

Vlera e drogës kap shifrën 1 milionë e 730 mijë euro. Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e rulotës, përkatësisht burrë e grua, shtetas italianë. Çifti italian udhëtonte shpesh drejt Turqisë, ndërsa ishin të deklaruar me vendbanim në Gjermani. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe një person tjetër një boshnjak, i cili dyshohet se është “koka” e trafikut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!