Kalo: Tre ushtarët shqiptarë të KFOR-it me Covid-19 nga Korça, gjendja e tyre e stabilizuar

schedule15:45 - 29 Prill, 2020

schedule 15:45 - 29 Prill, 2020

Mjeku Tritan Kalo ka treguar në një lidhje Skype në Abc News se tre ushtarakët e KFOR-it të infektuar me Covid-19 në Kosovë janë nga Korça.

Kalo tha se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe paraqitjen me shenja të mesme, jo të rënda klinike.

LEXO EDHE: Ministria e Mbrojtjes reagon për 3 efektivët e KFOR me Covid-19: Ku u infektuan

“Janë testuar pozitivë. Janë nga Korça. Ata që janë në spital kanë elementë klinikë, kanë temperaturë, kollë, djersë dhe dhimbje gjoksi.

Ata janë në gjendjen mes mesatares, jo me shenja të rënda”, tha Tritan Kalo./abcnews.al