Kalo: OBSH ka kërkuar mospërdorimin e tyre, mjekët shkruajnë receta për përfitime monetare!

schedule09:35 - 16 Shtator, 2021

schedule 09:35 - 16 Shtator, 2021

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, këtë të enjte ka ngritur një shqetësim persa i përket medikamenteve të përdorura nga të sëmurët me Covid 19.

Kalo përmes një postimi në profilin e tij shkruan se ilaçet e njohura si  Remdesvir, Favira, Truvada, Tamiflu, kanë rezultuar të padobishëm ndaj kurimit për koronavirusin.

Ndër të tjera ai thekson se për aq kohë ato kanë dalë të padobishëm pse vijojnë të përdoren nga pacientët me Covid dhe pse sipas tij OBSH ka deklaruar mospërdorimin e tyre.

Kohë kovidiane…..16.09.2021….Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Kaledra, Truvada, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….Koha kur ato jipen me qëllim uljen e ngarkesës virale në organizëm, është e vonuar dhe pothuajse pak ose aspak ndikojnë mbi të….FDA, EMA, ËHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“Primum non nocere”) – shprehet babai i mjeksisë Hipokrati….Together forever!!”, shkruan Kalo./abcnews.al