Një person i identifikuar si Luan Tërnova ka bërë kallëzim në komisariatin e Bulqizës se e kanë qëlluar me armë në Bulqizë. Lidhur me këtë ngjarja ka reaguar policia e Bulqizës duke njoftuar se pas kontrolleve në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i këtij rasti.
Ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij rasti.
Luan Tërnova është vëllai i Fadil Tërnovës, ky i fundit emër i i njohur për policinë pasi rezulton me precedentë penale.
Në shtator të vitit 2015 u arrestua nga Forcat RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim, akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. Tërnova, në atë kohë u kap me pistoletë në brez dhe me fishek të mbushur. Ne momentin e arrestimit iu sekuestrua pistoletë dhe dy karikatorë me 16 fishekë.
Fadil Tërnova është proceduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale:
Më datë 09.12.2009, rreth orës 15.30, e ne vendin e quajtur “Pishat” përballë lokalit të shtetasit A. T.i, shtetasi Fadil Ternova ka qëlluar me armë zjarri Pistolet shtetasin V. Sh., i cili ka mbetur i plagosur rendë.
Me date 19.01.2012, rreth orës 12.30, në kuadrin e operacionit të koduar “Pishat”, të organizuar nga ana e Sektorit Për Krimet e Rënda, per kapjen e personit në kerkim Fadil Ternova. U be arrestimi në flagrancë i tij dhe nga kontrolli i ushtruan ju gjeten dhe sekuestrua ne cilësinë e provës materiale një Pistoletë, dhe një kreher me tete copë fishek. Për këtë është dënuar dhe ka bërë 8 muaj burg.
Me date 24.11.2012, rreth orës 12.00, është shpallur në kërkim nga ana e Komisariatit te Policisë Bulqizë për veprat penale “Kanosje” dhe “Plagosje e lehte me dashje”.
Me datë 20.04.2013, rreth orës 15.00, në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë përballë lokalit të shtetasit I. B. pas një shkëmbëmi zjarri shtetasi Fadil Ternova dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. Sh. dhe ka plagosur rëndë shtetasin V. Sh. si dhe ka mbetur i plagosur edhe vetë shtetasi Fadil Ternova.
Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar shtetasit Fadil Ternova, Luan Ternova dhe Vehap Shehu. (Për këtë ngjarje ka bërë 2 vjet paraburgim që i është llogaritur 3 vite burg)