Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kallëzimi i Aulon Kalasë/ Gjykata e Posaçme: SPAK të hetojë pretendime për vjedhje votash

schedule19:02 - 13 Nëntor, 2025

schedule 19:02 - 13 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme me një vendim të marrë të enjten i la detyrë SPAK, që të të hetojë mbi pretendimet e bëra nga ish-kandidatit për deputet i opozitës në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja për zgjedhjet e 11 Majit. Ky i fundit pretendon se votat janë vjedhur apo manipuluar me qëllim favorizimin e kandidatëve të tjerë të Partisë Demokratike.

Vendimi është firmosur nga gjyqtarja Flojera Davidhi, Pas insistimit të vetë Aulon Kalasë,  se numëruesit dhe subjekte të tjera kanë bashkëpunuar në formën e grupit kriminal duke vjedhur vota.

 “Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”

Denoncimet e Aulon Kalasë në SPAK, u bënë më 22 korrik të këtij viti. Pas shqyrtimit SPAK vendosi të mos fillojë hetimet mbi kallëzimin e ish andidatit për deputet. Prokurori Ols Dado shpalli mos kompetencën edhe për pretendimin tjetër të Kalasë për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve me pretendimin se kjo vepër nuk hetohet nga SPAK por nga prokuroritë lokale.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!