Kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Sarandë

schedule10:48 - 11 Shkurt, 2024

schedule 10:48 - 11 Shkurt, 2024

Një 31-vjeçar është arrestuar në Sarandë në kuadër të operacionit policor të koduar “Gracka”.

I riu u vu në pranga në flagrancë në banesën e tij në fshatin Çukë.

Nga kontrolli në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura, 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe fishekë luftarak.

Ndërkaq, një i mitur, 15 vjeç u procedua penalisht pasi dyshohet se ishte në dijeni se 31-vjeçari shihte armë zjarri dhe nuk kishte kallëzuar krimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!