Kallaku: Jam nga Fushë-Kruja, s’i them “jo” Partizanit! Ta mundim Vllazninë

schedule12:58 - 18 Shkurt, 2022

schedule 12:58 - 18 Shkurt, 2022

Sherif Kallaku është marrë nga Partizani për të bërë diferencën. Mesfushori i të kuqve u bë çështje një moment, pasi reagoi keq në zëvendësimin e bërë në ndeshjen ndaj Teutës.

Mesfushori e ka komentuar kështu atë episod: “Kam bërë një autokritikë, i kam kërkuar falje skuadrës. E kisha nga ego ime, nuk kam asgjë me trajnerin dhe lojtarët e tjerë. Kjo nuk do të ndodhë më”.

“Vllaznia mace e zezë për Partizanin? Shpresoj të jem shans nesër dhe ta thyejmë këtë macen e zezë. Partizani ka zhvilluar ndeshje të mira. Nuk jap premtime, por shpresoj të bëjmë më të mirën tonë.

Nuk i trembem. Ekipet më të vështira janë ato që janë më të dobëta në letër. Me ato lihen pikët. Shpresoj të fitojmë nesër, meqë nuk kemi fituar me ekipet lart nesh në tabelë”.

“Vij nga Fushë-Kruja ku ka shumë tifozë të Partizanit. Si mund t’i them jo këtij klubi. E kërkova huazimin vetë nga Lokomotiva. Kisha tre takime me presidentin atje dhe mora OK-in. Doja të merrja formën time, mund ta bëja edhe atje.

Erdha për ta ndihmuar Teutën, nuk e di nëse e bëra, ata e dinë më mirë.  Nuk kam bërë ende asgjë. Shpresoj të vazhdoj ta ndihmoj Partizanin dhe të marrim rezultate pozitive”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!