Kalinigradi propozon ndalimin e lëvizjes së mallrave midis shteteve baltike dhe Rusisë

schedule11:27 - 11 Korrik, 2022

schedule 11:27 - 11 Korrik, 2022

Guvernatori i enklavës ruse të Detit Baltik të Kalinigradit së fundmi ka propozuar të ndalohen plotësisht lëvizjet e mallrave midis tri shteteve baltike dhe Rusisë, si përgjigje të asaj që autoritetet në rajon e kanë quajtur ‘bllokadë’ të saj nga Lituania.

“Si masë reciproke ne propozojmë të ndalojmë plotësisht lëvizjen e mallrave midis tri shteteve baltike dhe Rusisë”, ka thënë guvernatori Anton Alikhanov.

Ndërkohë bëri me dije se rajoni i Kalinigradit do të përjashtohej nga kjo masë. Kujtojmë se Lituania ka zgjeruar kufizimet në tregtinë përmes territorit të saj deri në enklavë, pasi hynë në fuqi fazat e sanksioneve të shpallura më herët të Bashkimit Evropian kundër Moskës.

/abcnews.al