Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj, seanca shtyhet të premten/ Gjykata i jep kohë të njihet me aktet e dosjes

schedule10:29 - 2 Dhjetor, 2025

schedule 10:29 - 2 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Erion Veliajt për të marrë kohë për t’u njohur me aktet.

Në këto kushte, gjykata ka caktuar të premten në orën 09:00, seancën ndaj Veliajt.

Ish deputetja e PS, Klotilda Bushka, përmes avokatit të saj, ka kërkuar pushimin e çështjes dhe kalimin e saj në një gjykatë të zakonshme.

Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK, më 10 shkurt të këtij viti.  Kryebashkiaku i Tiranës, akuzohet nga SPAK për disa vepra penale, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Nga gjetjet e SPAK, rezulton se në të paktën 9 raste Erion Veliaj, ka kryer akte korrupsioni pasiv. SPAK thotë se , në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme Veliaj ka dhënë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Të përfshirë në këtë dosje janë janë edhe 28 persona të tjerë, biznesmenë si dhe biznese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!