Është cilësuar si më i madhi në historinë e shtetit amerikan, zjarri që ka gjunjëzuar Kaliforninë prej ditësh. Deri tani është shkrumbuar një sipërfaqe më e madhe e se ajo e Nju Jorkut, ndërsa shtatë persona kanë humbur jetën.
Zjarri në Kaliforni është më i madhi në historinë e shtetit amerikan. Flakët që po përpijnë zonën qendrore, kanë shkatërruar një sipërfaqe prej 1. 150 metrash katrorë, një sipërfaqe më të madhe se ajo e Nju Jorkut. Për momentin zjarri po përforcohet dhe më shumë për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.
Në fundjavë zjarri ishte vënë nën kontroll për 70 për qind. Rekordi i mëparshëm është ai i tetë muajve më parë ku zjarri shkrumboi një sipërfaqe prej 1.140 metrash katrorë.
Më në veri në zonën e Shasta Kaunti, një tjetër zjarr ka shkaktuar vdekjen e shtatë personave. Shtëpia e bardhë e deklaroi zonën sit ë shkatërruar duke I dhënë mundësi banorëve të kërkojnë ndihmë federale. Në të njëjtën kohë presidenti Donald Trump k afajësuar për situatën ligjet ambientale të shtetit./abcnews.al