Java e 20-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e ndarë në dy ditë, të premten dhe të shtunën. Sfida hapëse e kësaj jave do të jetë Kukësi – Egnatia. Ky takim do të luhet në “Kukës Arena” prej orës 13:30.
Në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe një tjetër sfidë, Teuta – Tirana. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 17:00.
Të shtunën do të luhen tre ndeshjet e tjera të javës. Sfida e parë e ditës do të jetë Erzeni – Vllaznia, që do të zhvillohet në “Egnatia Arena”, prej orës 13:30.
Në orën 17:00 do të luhen dy takimet e fundit, që premtojnë spektakël. Në “Arenën e Demave” Partizani do të përballet me Laçin. Ndërsa në Korçë, Skënderbeu do të presë Dinamon. /FSHF
Kalendari i javës së 20-të: