Kategoria e Parë do të zhvillohet me dy grupe, ndërkohë që ditën e sotme prej orës 13:00 është hedhur shorti në ambientet e stadiumit “Air Albania”. Fillimisht janë konfirmuar dy grupet e këtij niveli të futbollistë shqiptar, që janë si më poshtë:
GRUPI A: Besëlidhja, Korabi, Erzeni, Burreli, Dinamo, Veleçiku, Oriku, Vora, Partizani B
GRUPI B: Flamurtari, Luftëtari, Pogradeci, Lushnja, Besa, Egnatia, Turbina, Elbasani, Tomori
Më pas janë tërhequr goglat, që përcaktojnë edhe rrugëtimin e 18 skuadrave që do të garojnë këtë sezon në Kategorinë e Parë. Faza e tretë përcaktohet në bazë të renditjes së skuadrave në përfundim të fazës së dytë. Më poshtë ju sjellim kalendarin për fazën e parë, në të dyja grupet. /abcnews.al