Kalaja e Lezhës pa vetëm 2 vite dritë, hajdutët e lanë në terr, tani e lë burokracia pa ndriçim

schedule17:11 - 27 Shtator, 2020

schedule 17:11 - 27 Shtator, 2020

Kalaja e Lezhës është në errësirë të plotë.  Shkak është bërë dëmtimi i rrjetit elektrik dhe vjedhja në mënyrë graduale e prozhektorëve, ndriçuesve. Nga investimi i fondit shqiptar të zhvillimit për 100 vjetorin e shpalljes se pavarësisë kanë mbetur vetëm disa tela të varur në mure. Prozhektorët, ndriçues dhe gjithçka që kishte lidhje me ndriçimin e këtij aseti historik i përket të shkuarës.

Vetëm dy vite ka mbijetuar ndriçimi në Kalanë mesjetare të qytetit të Lezhës për t’u dëmtuar dhe vjedhur në mënyrë graduale. Asnjë person nuk është proceduar për këtë. Kalaja dukej nga superstrada për shkak të ndriçimit, por tani nuk duket as nga qyteti.

Bashkia e Lezhës ka nisur një projekt për rikthyer ndriçimin në rrugën hyrëse, por nuk mundet të ndërhyjë në kala pasi është jashtë juridiksionit të saj. Kjo është arsyeja pse vazhdon te jetë në errësirë. Nënkryetarja e bashkise Oliana Moriseni thotë se ndërhyrje të tilla janë të domosdoshme për thithjen e turistëve në Lezhë.

31 milionë lekë është projekti për ndriçimin me led për Shëngjinin dhe Lezhën, pjesë e projektit është dhe rruga e kalasë së Lezhës. Pjesë është dhe ndriçimi i brendshëm i kalasë dhe i jemi drejtuar me shkresë Ministrisë së Kulturës në korrik që na thanë se kjo kala dhe 14 të tjera në vend do jenë pjesë e projektit të tyre për t’u ndriçuar” tha ajo.

Edhe pse ky  projekt  është i mirë, ende nuk ka një afat se kur do të nisë zbatimi. Këtë e bëjnë të ditur burime pranë drejtorisë rajonale të trashëgimsië kulturore në Shkodër.  Kalaja e Lezhës nuk pret më shumë se 2000 vizitorë e turistë në vit, ndaj po synohet që të nxitet interesi i vizitave në këtë destinacion historik dhe gjithcka po nis me rikthimin e ndriçimit përgjatë rrugës dhe në kala./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!