Kalaja e Ali Pashë pranë Butrintit, turisti: Vend interesant me një histori antike

schedule15:20 - 25 Gusht, 2022

schedule 15:20 - 25 Gusht, 2022

Kalaja e Vivarit apo siç njihet ndryshe e Ali Pashë Tepelenës është ndërtuar mbi rrënojat e një kalaje më të vjetër.

Ajo ndodhet vetëm 10 minuta larg Butrintit. Për ta vizituar shkohet vetëm me varkë ose skaf.

Për ta parë nga afër udhëtuam me një skaf përmes kanalit të Vivarit dhe na shoqëroi ciceroni i Parkut Kombëtar të Butrinit, Eugert Hoxha.

“Kalaja e Ali Pashës në kanalin e Vivarit është ndërtuar mbi rrënojat e një ndërtese më të vjetër. Mendohet të jetë ndërtuar në shekullin e 18 në kohën në të cilën Butrinti bashkë me Korfuzin ishin pjesë e zotërimeve të venedikase në detin Adriatik. Gjatë asaj kohe mendohet të ketë qënë në zotërimin e një familje korfiote, që menaxhonte dhe peshkoret e Butrinit. Ali Pasha e modifikoi këtë kështjellë.

Hoxha tregon modifikimet që i bëri Ali Pashë Tepelena.

“Pjesa më e madhe e asaj që duket sot në kalanë e Vivarit vjen nga epoka kur Butrinit u fut në zotërimin e Ali Pashës. Pamje e sotme lidhet me aktivitetin e Ali Pashës. I shtoi 4 kulla mbrojtëse në të katërt këndet e kalasë. Funksioni kryesor i kalasë ka qënë kontrolli i rrugës hyrëse në Butrint nëpërmjet kanalit të Korfuzit.”

Kalanë e vizitoi dhe kjo familje nga Çekia, që po pushon në vendin tonë.

“Ky vend është interesant. Me një histori antike interesante. Djalit tim i pëlqen të vizitojë vende antike dhe historike ndaj erdhëm këtu. Po na pëlqen shumë kalaja e ngritur mbi det. Është e mrekullueshme.”

Arkitektura e kalasë është e veçantë, pasi ka sistem të jashtëm fortifikim por dhe të brendshëm.

Dy kullat e drejtuara nga deti kanë planimetri rrethor. Dy të tjerat, katërndore dhe midis tyre ndodhet porta kryesore e kalasë. Një portë tjetër më e ngushtë është në mesin e murit verior, në drejtim të bregut të kanalit. Në muret e kalasë dallohen qartë dhe disa frëngji të mëdha topash./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!