TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Aulona Kalaja u shpreh se opozita i ka të gjitha mundësitë për t’u ringritur pas disfatës së thellë elektorale të 14 majit. Ai shtoi se ringritja nuk mund të bëhet pa nisur një debat të brendshëm, në fund të të cilit, të nxirren qartë përgjegjësit e kësaj humbjeje të thellë.
“A ka mundësia opozita që të ringrihet? Po, sigurisht që ka. Unë s’jam fatalist. Nuk mendoj se opozita shqiptare nuk varet nga kulti I individit. Emrat janë aty dhe sigurisht duhet të fillojë një debat I brendshëm në PD. Njerëzit duhet të flasin nëpër forume. Duhet analizë, që të ngrihet një grup pune i pavarur në gjithë Shqipërinë”, tha ai.
I ftuar në “News Line” në ABC News, Kalaja tha se drejtuesit politikë në bashkitë humbëse duhet të japin dorëheqje, si shenjë reflektimi dhe përgjegjësi për punën e dobët.
“Mendoj se PD, ka resurse brenda vetes, për një gjak të ri, qarkullim elitash, por duhet debat i brendshëm, duhet të nxirren përgjegjësitë në këtë rast. Për mendimin tim, drejtuesit politikë të qarqeve, që kanë mbuluar bashkitë humbëse, duhet të japin dorëheqjen. Janë humbur 54 bashki, këtu fillon analiza”, theksoi ai. Ai u shpreh se rezultati që ka marrë Belind Këlliçi në këto zgjedhje, është rezultati më i dobët i PD-së në Tiranë./n.m.abcnews. al