Kalaja: Aktivistët mbrojnë interesin publik, kjo është një dhunë antagoniste

schedule08:47 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 08:47 - 21 Dhjetor, 2020

Juristja, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Ariana Kalaja e ftuar në Abc-në e Mëngjesit ka deklaruar se dhuna ndaj aktivistëve të Teatrit është e pajustifikueshme.

Kalaja është shprehur se shoqërimi i katër akrivistëve është bërë në mënyrë të padrejtë në momentin që ato po vinin në takimin e planifikuar si përditë dhe në komisariat sipas saj janë dhunuar Donald Martini dhe Astrit .

Ndër të tjera ajo ka theksuar se aktivistët nuk do të tërhiqen pasi janë në të drejtën e tyre dhe në të drejtën publike.

“Nuk ka lidhje sepse ne u jemi bashkuar protestave dhe unë dhe të gjithë miqtë tanë prej tre vitesh ndodhemi aty dhe u jemi bashkuar protestave që është më e gjata ndër gjithë këto vite. Halli i atij të unaza e re te bregu i lumit që kulmoi me vrasjen e Klodianit është halli i të gjithëve.

Protesta vijon më e fortë se kurrë dhe duke qenë se ne mblidhemi te sheshi i teatrit dhe kështu e konsiderojmë gjithmonë. Astrit Seranaj ka qenë duke ardhë tek kafja ku ne mblidhemi çdo natë dhe denoncojmë atë që ndodh me këtë keqqeverisje dhe me këtë dhunë policore. Është tentuar që Atriti të nxirret me forcë Ergys Mertiri, Donald Martini dhe Gentjan Hasani, kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të parë nga afër se çfarë po ndodh Donaldi dhe Astriti janë dhunuar, pasi janë shoqëruar në polici.

Pjesa më brutale është se në të katër telefonat është ndërhyrë dhe janë fshirë videot dhe pse për shkak të teknologjisë ne fatmirësisht i kemi të gjithë provat e nevojshme. Ne dje kemi shkuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe sot do i drejtohemi me një shkresë Avokatit të popullit për dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve dhe do të përgatisim një kërkesë për SHÇBA-në që të marrë masat për policët dhunues.

Kërkojmë shkarkimin e Veliut, të ministrit të ri dhe riformatim të të gjithë strukturës policore pasi fryma në polici nuk ndryshohet me ndryshimin e emrit por  duke treguar se ti je policia e shtetit”, ka thënë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!