Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kapen me Rolex, bizhuteri dhe monedha ari të vjedhura, arrestohen dy shtetas të huaj në Kakavijë

schedule09:49 - 4 Janar, 2024

schedule 09:49 - 4 Janar, 2024

Dy shtetas gjeorgjianë, 32 dhe 36 vjeç, janë arrestuar në Kakavijë pasi tentuan të kalojnë përtej kufirit një sasi të madhe bizhuterish të vjedhura. Bizhuteritë ishin fshehur në kroskotin e makinës.

Gjithashtu, policia njofton se gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve u gjetën 6000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me bizhuteritë dhe çelësat.

Policia sekuestroi: 50 unaza, 21 varëse floriri, 12 varëse argjendi, 13 byzylykë floriri, 6 byzylykë argjendi, 53 vathë floriri, 32 medalione, 2 monedha floriri, 1 orë e markës “Rolex”, 1 varëse me perla dhe çelsa për hapjen e dyerve dhe kasafortave./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!