Legjenda e Milanit, Ricardo Kaka, është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e bukur e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, Carol Dias, përmes një postimi në “Instagram”.
“Fuqia e dashurisë”, shkruan modelja krah fotove të postuara. Ndërkohë nuk mund të mungonte një koment dhe nga ish-mesfushori i cili ka shkruar: “Çfarë dite e paharrueshme!”. Çifti ka disa vite që bashkëjetojnë bashkë si dhe vitin e kaluar bënë dhe ceremoninë e celebrimit.
Kujtojmë që kjo është martesa e dytë e brazilianit, pasi më parë ai ka qenë i martuar me Caroline Celico. Ata kanë edhe dy fëmijë bashkë, por në vitin 2015 ato u divorcuan. /abcnews.al