“Kafshoje që ta mposhtësh”, piceria shet hamburger në formën e koronavirusit

schedule09:15 - 27 Mars, 2020

schedule 09:15 - 27 Mars, 2020

Një hamburger që i ngjason koronavirusit. Koronaburgeri shoqërohet me sloganin, “Kafshoje ta mposhtësh” dhe është “specialiteti” më i ri i një picerie në Hanoi të Vietnamit.

“Ne kemi këtë shakanë se nëse të frikëson diçka, kafshoje, prandaj koronavirusi nuk do të jetë më aq i frikshëm pasi të kafshoni atë hamburger në formën e virusit. Kjo mënyrë të menduari shpërndan lumturi tek të tjerët në këtë kohë pandemie. Përveç se kanë një produkt të ri për të shijuar, njerëzit ndihen më pozitivë psikologjikisht”,- tha Hoang Tung, krijues i hamburgerit më të diskutuar të momentit.

 

Pronari i picerisë dhe stafi i tij zbuluan se iu deshën një ditë për të zbuluar përbërësit që mund të përdoren dhe mënyrën se si mund të arrihet forma e duhur dhe ngjyra e virusit.
Ata treguan se ditën e parë të listimit në menu të këtij hamburgeri kishte pak kërkesa, por ato janë tani, gjithnjë e më në rritje.
Sakaq, Vietnami numëron qindra të infektuar me Covid-19, por fatmirësisht deri më tani nuk ka raportuar për viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!