Kafshimi i thonjve, çfarë tregon ky zakon për karakterin tuaj

schedule15:19 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 15:19 - 19 Dhjetor, 2020

Një ndër zakonet që konsiderohen të këqija është kafshimi i thonjve. Zakonisht, njerëzit bëjnë këtë sjellje kur kanë stres dhe ankth. Por studiuesit në Universitetin e Montrealit thonë se ngrënia e thonjve tregon shumë më tepër sesa mendoni për personalitetin tuaj. Studiuesit kryen një eksperiment me 48 pjesëmarrës, disa prej të cilëve nuk e largonin dot këtë ves të keq.

Pjesëmarrësit kaluan nëpër një sërë testesh që ngjallën një larmi emocionesh përfshirë stresin, zhgënjimin dhe relaksimin. Ata arritën në përfundimin se njerëzit që hanë thonjtë e tyre çdo ditë kanë më shumë gjasa ta përsërisin këtë gjatë detyrave të tyre sesa në situata më stresuese.

Sipas autorit kryesor të studimit, Dr. Kieron O’Connor, ky zakon në të vërtetë tregon se ju jeni një perfeksionist. “Ne besojmë se njerëzit me këto sjellje janë perfeksionistë, që do të thotë se ata janë në gjendje të pushojnë vetëm pasi të bëjnë punën e tyre”, shpjegon O’Connor. Si rezultat, këta njerëz ndihen të paduruar ose të irrituar kur nuk i përmbushin qëllimet e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!