Kafsha e parë e infektuar me Covid-19 në Britani, macja infektohet nga pronari

schedule15:25 - 27 Korrik, 2020

schedule 15:25 - 27 Korrik, 2020

Një mace shtëpiake ka rezultuar pozitivë me koronavirus sipas autoriteteve. Ky është rasti i parë që një kafshë në Mbretërinë e Bashkuar rezulton e infektuar.

Sipas mediave britanike  rasti i maces me koronavirus u konfirmua pas testeve në laboratorin e Agjencisë së Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve (APHA) në laboratorin në Weybridge të mërkurën më 22 korrik.

“Të gjitha provat në dispozicion sugjerojnë që macja u infektua nga pronarët e saj të cilët  kishin rezultuar pozitiv me COVID-19. Macja dhe pronarët e saj tashmë  janë rikuperuar.

Duke folur pë rastin, Yvonne Doyle, drejtoreshë mjekësore në Public Health England, tha: “Ky është rasti i parë pozitiv me koronavirus i  maceve shtëpiake në Mbretërinë e Bashkuar, por nuk duhet të jetë shkak për alarm”.

“Sipas hetimeve  infeksioni është përhapur nga njerëzit te kafshët, dhe jo anasjelltas. Nuk ka asnjë provë që kafshët shtëpiake mund të transmetojnë virusin te njerëzit”.

Megjithatë, në përputhje me këshillat e përgjithshme për luftën kundër koronavirusit, duhet të lani duart rregullisht, para dhe pas kontaktit me kafshët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!