“Kafsha e pabindur e pushtetit”

schedule22:00 - 3 Maj, 2019

schedule 22:00 - 3 Maj, 2019

Pedagogu Klementin Mile, i ftuar në “Provokacija”, ka folur për temën e tij të doktoraturës “Kafsha e pabindur e pushtetit”. Ai është ndalur duke komentuar se pse njerëzit janë të prirur të ndjekin një lider karizmatik që thyen rregullat.

Mustafa Nano: Ndonjëherë është më i rëndësishëm një lider që dhunon rregullat sesa rregullat që e pengojnë liderin të marri vendime të mëdha. Njerëzit parapëlqejnë liderin e fortë dhe të rendësishëm dhe në kokën e tyre e shikojnë si një lider që ka qëllime shumë të mira. Parapëlqejnë këtë lloj lideri në raport me rregullat dhe normat me ligjet.

Klementin Mile: Kjo është e vërtetë dhe është një vëzhgim që e bëni me të drejtë. Por për mua kjo tregon se kur parapëlqehet lideri i fortë nënkuptoi se parapëlqehet një lider karizmatik, i cili ai e di se çbën. Ai që hedh më larg se të tjetër. Duket sikur ka ndonjë lloj hiri që i është dhënë nga Perëndia ose i është dhënë një fuqi mistike që është bekuar dhe e ka vetëm ky lider. Kur ne besojmë tek një lider karizmatik dhe kur preferojmë atë përkundër pushteti të kushtëzuar. Kjo do të thotë se ne kemi një dëshirë të fortë për imitim. Duke qenë se ne nuk jemi dot si ai përpiqemi thjesht ta imitojmë. As nuk e kundërshtojmë, as nuk e imitojmë dhe as nuk hyjmë në debat me të vetëm e ndjekim duke e imituar. Bëmi një shoqëri imituese, që nuk reflekton dhe që nuk ka mendim kritik./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!