Abcnews.al, ka siguruar foton e tavolinës ku u vra Nazmi Bandulla në lagjen “Partizani” në Shkodër. Siç shihet nga pamjet ai sapo ishte ulur në tavolinë dhe ende nuk kishte përfunduar kafen që kishte porositur dhe shishen e ujit. Një plumb duket se e ka shpuar tej përtej Nazmi Bandullan dhe madje ka shpuar edhe karrigen ku ai ishte ulur.
Abcnews.al, ka siguruar edhe videon e momentit të ekzekutimit të Nazmi Bandullës, 55 vjeçari që u qëllua për vdekje në një lokal në Shkodër mëngjesin e djeshëm. Në pamjet e kapura nga kamera e sigurisë së një biznesi në afërsi të lokalit ku ndodhi ngjarja, shihet një automjet tip ‘Benz’ me ngjyrë gri që ndalon dhe qëllon me breshëri në drejtim të tavolinës ku po pinte kafen Bandula. 55-vjeçari shoqërohej edhe nga një person tjetër, që i ka shpëtuar për mrekulli plumbave.
Ky është momenti kur 55 vjecarit Nazim Bandula i bëhet atentat, teksa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë shtëpisë.
Është ora 08 e 12 minuta. Një mjeti “Benz” ngjyrë gri ndalon para lokalit dhe qëllon me breshëri.
Siç kuptohet dhe nga ora e regjistrimit, atentati u krye në 3 sekonda. Në anën e djathtë të ekranit, duket dhe 55 vjeçari i cili rrëzohet në tokë.
Pas breshërisë, mjeti vijon rrugët drejt unazës lindore të qytetit të Shkodrës.
Rezulton se targat i janë vjedhur një mjeti tip “Toyota Yaris” në qytetin e Kuçovës, 3 javë më parë.
Policia ka marrë disa persona në pyetje, dëshmitarë dhe familjarë, por dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar grupin hetimor për identifikimin e autorëve.
Bandulla është një emër i njohur për drejtësinë. Hetimet janë përqendruar te e kaluara e 55-vjeçarit. Burimet thanë se Bandulla ka qenë i përfshirë në trafik narkotikësh, armësh dhe prostitucion. Në 2020 i vendosën tritol makinës, që e kishte parkuar pranë shtëpisë. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale./abcnews.al/