Kadri Veseli përfundon vizitën në shtëpinë e prindërve, largohet nën mbikëqyrjen e EULEX-it

schedule17:58 - 10 Janar, 2022

schedule 17:58 - 10 Janar, 2022

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka përfunduar vizitën në shtëpinë e prindërve të tij në Mitrovicë dhe është larguar nën mbikëqyrjen e pjesëtarëve të EULEX-it.

Veseli fillimisht ka vizituar varrin e nënë së tij dhe i njëjti nuk është lejuar të marrë pjesë në pritje të qytetarëve për ngushëllime.

Ardhja e Veselit në Kosovë u përcoll me masa të rrepta sigurie.

Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë lejuar Veselit vizitën në Kosovë pasi të premten e javës së kaluar, atij i vdiq nëna, Ajshe Veseli. /Express