I ftuar në emisionin “Log” në ABC, Fatbardh Kadilli ka folur lidhur me Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Në këtë Kuvend, Kadilli ishte një nga kritikët më të ashpër.
Kadilli ka thënë se duhet një rithemelim i PD-së, ndërkohë ka theksuar edhe një herë fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së duke thënë se duhet të ketë ndarje të administrimit politik dhe fleksibiliteti i strukturës.
“Kuvendi u thërrit në kohë të jashtëzakonshme. Për mua është gjë e mirë. Duke qenë se ishim në këtë situatë ku një forcë politike për herë të tretë mbetet në opozitë duhej dialog i thellë. I tërë Kuvendi shkoi pak i zakonshëm. Pati ndryshime të vogla në zgjerim të Këshillit Kombëtar dhe Kryesia. Nuk kam qenë partizan i forumeve. Një Këshill Kombëtar 400 veta.”
“Kam paraqitur manifestin politik. Dhe ka një aneks politik. Isha brenda etikës partiake dhe ishte analiza e zgjedhjeve fokusi. Analiza e parë ishte se çfarë ndodhi dhe dëmi i shkaktuar. Parat e krimit dhe investimet elektorale.” tha Kadilli në ABC.
“Propozimet e mia janë në vendosja e primarëve që kandidati nuk ka kufizim për të kandiduar”
“Ndarja e administrimit politik dhe e treta fleksibiliteti i strukturës. Edhe fraksion po e miratoj le ta bëjë. Secili të bëjë lëvizjen e vete.” ka përfunduar Kadilli. /abcnews.al/