5 ditë përpara procesit zgjedhor për kryetar të Partisë Demokratike, kandidati Fatbardh Kadilli i është drejtuar me një mesazh demokratëve.
Ai shprehet se manifesti politik do krijojë mundësi për karrierë politike për anëtarët e thjeshtë të partisë. Kadilli apelon që duhet zhbërë monopoli i kryetarit duke themeluar një parti pluraliste dhe gjithëpërfshirëse.
“Të dashur demokratë: Shume prej jush më pyesin: çfare risie sjell Manifesti Politik per anetarin e thjeshte të PD? Përgjigja eshte vetem nje: “Garantimin e karrieres politike!”
Çdo anëtar mund të krijojë seksionin e vet, prej 5 vetësh apo më shumë, duke u bërë kryetari dhe duke marrë përgjegjesi. Le te behemi ne te paret, qe e zhbejme monopolin centralist të kryetarit, të themelojmë nje parti pluraliste, gjitheperfshirese, te forte ne territor, ku pushtetin e zoteron anetari i thjeshte, pa asnje kufizim ne kontribut dhe ambicje politike.
Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese”, shprehet Kadilli. m.v/abcnews.al