Kadia: Presidentët e Superiores i habitën të gjithë, bojkoti dha efekt

schedule23:18 - 29 Tetor, 2020

schedule 23:18 - 29 Tetor, 2020

Dritan Kadia, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Profesioniste e Futbollit, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, foli pas vendimit të marrë për të nisur kampionatin e Superiores të mërkurën.

“Në respekt të tifozëve e sportistëve, që kaluan një periudhë të vështirë, u mor ky vendim i shumëpritur. U desh gjithë kjo kohë, bojkoti. Shkresa ishte dërguar prej një muaji dhe nuk kishte përgjigje. Nuk pranuam të flisnim. U ulëm në tavolinë dhe relacioni nuk ishte lexuar, edhe pse prej një jave i ishte vënë në dispozicion.

Le të mos e kthejmë kokën pas. Sot kemi një produkt, bojkoti mori fund. Kemi marrë një premtim dhe ka një akord se kërkesat janë të drejta. Kishte unanimitet të plotë dhe para dy muajsh ndoshta nuk e mendonte kush”.

“Kemi kërkuar vullnet politik, sepse një ligj nuk bëhet për 24 orë. Ligji i Sponsorizimit nuk është ajo marrëdhënia tregtare. Bëhet fjalë për diçka tjetër, pasi krijohet një fond që bëhet përmes sponsorizimeve. Qeveria bën ndarjen e tyre”.

“Nuk ka kuptim që të flasim për diçka që ka marrë fund. 10 presidentët nuk kishim më besim dhe morën atë vendim. Ato morën edhe kostot përsipër. Kërkesat u dëgjuan. Bojkoti e bëri punën e vet. Forma ka qenë e duhura, edhe pse pati kundërshtime, për sa kohë nxori një produkt. ”, tha mes të tjerash Kadia, gjatë emisionit të moderuar nga gazetari Gerti Çarçani. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!