“Kaçurrel qerasja fëmrat me whiskey”, deputeti Papa hap arkivat: Si dukesha me flokë

schedule15:22 - 11 Gusht, 2020

schedule 15:22 - 11 Gusht, 2020

Kostaq Papa, është deputeti, i cili u bë i njohur nga fjalimi për femrat që i rrinin pranë dhe pinin më shumë Whisky sesa ujë.

Ditëm e sotme ai është bërë nostalgjikë dhe ka publikuar disa foto nga koha kur ishte i ri dhe me flokët kaçurrela. Ndërsa ka paralajmëruar se do të postojë edhe fotot të tjera për hequr kureshtjen e fansave.

“Për ata që duan të shohin foto me kaçurela po ua plotësojmë dëshirën!
Foto të viteve 1984 në Sarandë, Korçë, Voskopojë,1985 Memaliaj e Korçë,1986Korçë dhe foto si Emigrant në Athinë më 1991 e 1992.
Do pasojnë dhe foto të tjera për të hequr kureshtjen!”, shkruan deputeti krahas postimit.

Teksa rikujtojmë edhe një herë deklaratën e tij ‘hit’ në Kuvend:

“Të gjithë duhet të jemi xhentëlmen me që kanë ndodhur disa gjëra lidhur me femrat, periudhën e kaluar. Femrave duhet ti kërkojmë ndjesë edhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për femrat sepse në rininë time, të gjitha femrat që më janë afruar mua, kur kisha edhe kaçurrelat, por kur kisha edhe paratë, kanë pirë më shumë uiski, apo pije të mira sesa ujë”./abcnews.al