Emra që lakohen çdo ditë në merkato dhe lidhen me emra si Partizani, Dinamo e Tirana. Në kampin e kuq sot pritet zyrtarizimi i Herald Marku, por jo vetëm i tij. Për linjën e majtë është opsion edhe Edison Ndreca, i larguar nga Bylisi.
Të tjera emra që përmenden në “Panorama Sport” për një transferim në kryeqytet janë Dejan Shehi dhe Aleksandar Isaevksi. Dy mbrojtësve u ka mbaruar kontrata me Vllazninë dhe i dyti dje ka shtrënguar duart me ta dhe është i lirë.
Ata kërkohen nga Dinamo, që ka shënjestruar edhe një shkon, mbrojtësin Esin Hakaj që nuk ka gjetur marrëveshjen për të rinovuar me Partizanin. Një prapaskenë e orëve të fundit është ajo që lidh Ergys Kaccen me Tiranën.
Sipas gazetës së cituar më lart, bardheblutë kanë tentuar të afrojnë mesfushorin që sezonin e shkuar ishte pjesë e Aris. Korçari prej muajit mars nuk mori minuta dhe Tirana mendoi ta “joshte”.
Gjithsesi ai ka refuzuar, pasi ka marrë një ofertë nga Al Ahli, skuadër që drejtohet nga Besnik Hasi. Sigurisht Tirana nuk e rivalizon dot në aspektin financiar dhe duhet të mendojë për të tjera alternativa. /abcnews.al