TIRANË- Juristja e njohur Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story”, e ka konsideruar një vendim të qëlluar emërimin e Albana Koçiut në krye të Ministrisë së Brendshme.
Sipas Gjikondit, Koçiu vjen me një profil modest dhe të përulur, por me rezultate konkrete në punën e saj, duke e cilësuar atë si një zgjedhje të mençur për të çuar përpara ristrukturimin e nevojshëm të kësaj ministrie.
Ajo theksoi gjithashtu se kjo zgjedhje ka shërbyer për të minimizuar ndikimin e klaneve dhe intrigave politike që tradicionalisht kanë qenë të lidhura me këtë institucion.
“Sa për zgjedhjen e Albana Koçiut Koçiut, mendoj se ishte një zgjedhje e goditur. Ministria e Brendshëm mbledh shumë gjëra, ka shumë varësie, ku ka pasur nevojë për ristrukturim administrative të tyre. Ka profil të përulur dhe modest, por punët i ka me rezultate, zgjedhje e duhur dhe e mençura., për të mënjanuar disa intriga dhe klane, që do i ketë pasur në qafë kryeministër për të marrë atë lloj pozicioni, Me atë figurë ka relativizuar dhe ka ngritë edhe ambiciet që kanë pasur shumë klane, që ministrinë e Brendshme e kanë si zgjatuesen e tyre. Ai ka vënë një tekniciene, e cila besoj është dhe bonues para BE, por besoj se do e ristrukturoj atë ministrinë në performancën e saj”, tha ai./abcnews.al


