Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kabineti qeveritar “zbret” në fushatë, kryeson Braçe, cili ministër mori më shumë vota

schedule03:30 - 29 Prill, 2021

schedule 03:30 - 29 Prill, 2021

Pas zv/ kryeministrit Erion Braçe, ministri më i votuar i kabinetit qeverisës së kryeministrit Edi Rama është ai i Brendshëm Bledi Çuçi i cili ka arritur të sigurojë deri më tani 11 932 vota në listat e socialistëve në qarkun e Gjirokastrës.

Me një diferencë të vogël, pas tij renditet ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në listën e Korçës me 11 426 vota, ndjekur nga ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili ka marrë 11 186 vota në Berat.

Ndërkohë në qarkun e Tiranës, janë 7 ministra që kandidojnë për deputetë, ku epërësinë me shumicë votash deri më tani e ruan ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku me 10 809 vota. Më pak i votuari është ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi



Votat që ka marrë kabineti qeveritar dhe zona ku kandidojnë

Zv/ kryeministri Erion Braçe në Fier –  13 533 vota

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Korçë – 11 426 vota

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në Gjirokastër – 11 932 vota

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në Korçë – 4 740 vota

Ministrja e Financave Anila Denaj në Vlorë – 6428 vota

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në Tiranë – 10 809 vota

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në Elbasan – 4259 vota

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në Tiranë – 3351 vota

Ministrja e Kulturës Elva Margariti – Nuk ka kandiduar

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi në Durrës – 1 626 vota

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Tiranë – 4 672 vota

Ministri i Turizmit Blendi Klosi në Berat – 11 186 vota

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko në Tiranë – 3698 vota

Ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi në Tiranë – 1394 vota

Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në Tiranë – 6069 vota

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në Tiranë – 5252 vota

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!