Fero dhe Arbenita janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit. Ata dalin shpesh publikisht, ndërsa nuk i kursejnë fotot dhe dedikimet romantike në rrjete sociale.
I ftuar së fundmi në “Prive”, Fero u përgjigj 25 pyetjeve të ndryshme, ku nuk kishte si të mungonin as ata për Arbeniten. Ndër të tjera, ai u pyet se cili gjest i tij e nervozon modelen.
Reperi tha se Arbenita nervozohet kur ai kalon sa në një mesazh, në një tjetër, atëherë kur ajo është afër. “Kur i shikoj mesazhet direkt në mesazh edhe ajo qëllon ngat, ndoshta kjo”, u përgjigj Fero./abcnews.al