Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ndodhej në Përmet, ku zhvilloi një takim në kuadër të fushatës elektorale.
Pas takimit, kryeministri ka ndarë në Instagram një video me “grupin e punës” siç i quan ai , të cilët i falënderon për punën e bërë në Përmet.
Në fund, Rama i porosit mos harrojnë porosinë e fundit, edhe pse nuk e ka bërë të ditur se për çfarë bëhet fjalë.
Rama: Ishte ditë e bukur falë Përmetit, që ka marrë një nur të veçantë (normal që ka kaluar 60 mijë turistë deri tani dhe hotelet e bujtinat plot?), falë punëve të bukura të Almës dhe Denisave të saj?, bisedave me përmetarët?, qytetarëve fisnikë që na u bashkuan në takimin e madh pasdite? apo në mbrëmjen frymëzuese me Krenaritë e Komunitetit? që mbylli ditën e gjatë, po padyshim edhe falë grupit të asamblesë socialiste të Përmetit e Këlcyrës?, që e përshëndes me këtë video për gjithë socialistët e zonës, përfshirë edhe ata Tepelenës ???
FALEMINDERIT?❤️
*dhe ju grupi mos harroni porosinë e fundit.”
View this post on Instagram
/Abcnews.al/