Gazetari Andon Kello se nga lidershipi i PD ka tentativë për ta lënë Ervin Salianjin jashtë garës për kryetar, që do të zhvillohet më 23 maj.
Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Kello u shpreh se Salianji është treguar rebel i fortë dhe e la çuar stekën te Berisha.
“Ndoshta kjo është mbyllja e ciklit të rithemelimit. I gjithë ky debat ka nisur për shkak të një lëvizje që e ka filluar Ervin Salianji. Tezat që ngre Salianji, nuk është se nuk thuheshin në PD, thuheshin nën zë. Salianji vendosi t’i thotë publikisht. Ka tentativë për ta lënë jashtë gare. Berisha tha se nëse keni kontestime, shkoni ankimojeni. Statura e Salianjit, ka dalë rebel i fortë dhe e ka çuar stekën te Sali Berisha. Ervin Salianji, përveç se është faktuar fitues në disa zgjedhje, vjen nga një burg, që vetë Berisha e shpalli hero. Me këtë staturë sulmon Sali Berishën. Në mes, është një nen që e ndalon Berishën të kandidojë. Zoti Berisha është përballë këtij neni. Në rast se nuk do të ketë garë në PD, Berisha do jetë përballë këtij neni. Nëse Salianji kandidon, do jetë në hije ky nen. Që Sali Berisha është fytyra e vërtetë dhe e vetme e PD, kjo nuk ka gjasa”, theksoi ai./abcnews.al


