“Ka tentativa për përçarjen e partisë”, Alibeaj: Vendimin për Presidentin e ri do e marrim bashkë

schedule18:27 - 5 Maj, 2022

schedule 18:27 - 5 Maj, 2022

Kryetari i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se mbledhja e grupit të PD është informuesi, teksa theksoi se qëndrimi mbi zgjedhjen e presidentit të ri duhet të merret nga të gjithë deputetët.

Lexo edhe: Presidenti i ri, deputetët e PD “pro” negociatave: Të japim kandidaturat tona në tryezë, por të mos përdoremi

“Kjo është një mbledhje informuese e kolegëve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke synuar hapjen e debatit brenda grupit parlamentar të PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale për informimin tuaj për ecurinë e deri tanishme dhe shkëmbimin e mendimeve. Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre, me intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit”.

Alibeaj ka theksuar se ka një tentativë për përçarjen e grupit parlamentar të PD.

Lexo edhe: Rithemelimi e bojkoton, emrat e deputetëve që marrin pjesë në mbledhjen e grupit të PD, lista e “mungesave”

“Ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, edhe pse gjate këtij muaji kemi bërë përpjekje serioze për të bashkuar grupin. Nuk e kuptoj dot këtë sjellje dhe është një tjetër akt përçarës. Secili nga anëtarët e këtij grupi kanë bërë përpjekje për të mos lejuar përçarjen e partisë. Refuzoj me forcë çdo të tentativë për ndarjen e partisë, dhe me gjithçka kam në dorë do bëj çmos që kjo mos të ndodh”, tha Alibeaj.

Lexo edhe: Nis mbledhja e grupit të PD, Alibeaj: E kam detyrim të dëgjoj deputetët, çështjet që do diskutohen

Një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të pranishëm, (22 në total), kanë deklaruar se Partia Demokratike duhet të ulet në tryezë me maxhorancën dhe të jap kandidaturat e saj për kreun e ri të shtetit. Ky vendim,  sipas deputetëve që janë shprehur pro këtij qëndrimi, do vlerësohej nga qytetarët, të cilët presin që opozita të marrë pjesë në këtë proces të rëndësishëm dhe të mos e bojkotojë atë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!