Kristjan Asllani pa diskutim është një nga yjet e kombëtares, ku vetëm zyrtarizimi e mban larg fanellës së Interit, me marrëveshjen mes palëve që është arritur tashmë, me mesfushorin që do të bënte kështu edhe hapin e madh në karrierën e tij.
Talenti i Empolit, falë paraqitjeve me skuadrën toskane bëri që zikaltrit të kërkonin shërbimet e tij për të zëvendësuar Marselo Brozovic në mesfushën e Interit.
Në një intervistë ish-futbollisti i Empolit, Francesco Pratali, ka folur për 20-vjeçarin shqiptarë, teksa i njeh mirë cilësitë e mesfushorit të talentuar.
“E ka nisur te Butese, por i këshillova të shkonte te Empoli, një shoqëri që di t’u japë vlerë të rinjve. Kur shkonte në barin e klubit për të blerë patatina, ishte gjithmonë me topin në këmbë. Dukej si Oliver Hutton i ‘Holly e Benji’. Që në moshën 6-vjeçare xhonglonte topin në mënyrë të pabesueshme. Kalonte orë të tëra duke u stërvitur dhe luajtur me shokët. Kristjan ka qenë gjithmonë shumë i fortë”, u shpreh Pratali.
Duke folur për cilësitë e Asllanit, ish mbrojtësi i Empolit zbulon se mesfushori kuqezi është përdorues shumë i mirë i të dy këmbëve dhe mund të bëjë më shumë sesa rolin e mesfushorit para mbrojtjes.
“Di të përdorë mirë të dy këmbët dhe ekzekuton në mënyrë perfekte goditjet e këndit,. Ai gjithashtu të impresionin për personalitetin që ka, pasi luan në ‘San Siro’, si të ishte në sheshin e lagjes. E njeh mirë lojën me topa të gjatë e të shkurtër, ndaj mund të bëjë disa role në mesfushë, pasi ka teknikë, por edhe vrapon pa fund. Mund t’u them se është tifozi i Interit që në moshë të vogël, ndërsa babanë e ka fans të Milanit, por jam i sigurt që edhe ai do të ndryshojë tani”, tha ish-mbrojtësi i Milanit. /f.a/abcnews.al