“Ka shumë prova, do ketë edhe shtyrje…”, avokatja: Dosja e Berishës do zgjasë minimumi katër vjet

schedule22:41 - 22 Maj, 2025

schedule 22:41 - 22 Maj, 2025

“Dosja Partizani” ka kaluar për gjykim dhe kreu i PD, Sali Berisha do të ulet në karriget e gjykatës si një i pandehur. Pritet që në vazhdim të vendoset edhe trupa gjykuese që do të marrë në gjykim çështjen.

Ndërkaq Berisha nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por normal. Marrë shkas nga kjo dhe bazuar njohurive juridike, avokatja Enida Bozheku tha në emisionin “360 Gradë” në ABC News se gjyqi për kreun e “Shqipërisë Madhështore” do të zgjasë jashtëzakonisht shumë.

Ajo paralajmëroi se do të ketë shumë prova dhe shtyrje që do e bëjnë procesin e gjykimit të zgjasë minimumi 4 vjet.

“Elementet dhe prova që ka, sepse prova vërtetohet vetëm në gjykim, ka fakte që për prokurorinë janë të mjaftueshme për ta dënuar. Për prokurorinë është gjithmonë dënimi, shumë rrallë pafajësia për ndonjë prokuror vërtet ekselent mund të kuptojë që ka edhe pafajësi. Dhe në përfundim të seancës paraprake, sepse aktualisht kjo quhet si një seancë paraprake, si një seancë filtër dua të nënvizoj është që nuk shqyrtohet asnjë gjë që lidhet, as me ato janë elementet nga prokuroria të mbledhura deri atyre që të thuhet qëndron apo nuk qëndron apo jo ajo akuzë.

Prokurorisë nuk i hyn fare gjykata jonë, gjykatësi i seancës paraprake nuk e merr përsipër këtë barrë përgjegjësie dhe ia kalon treshes për gjykim. Këtu fillon procesi penal i mirëfilltë. Nuk e di ekzaktësisht nëse Berisha ka kërkuar gjykim të shkurtuar apo jo? Mesa di deri më tani nuk ka kërkuar. Megjithatë gjyqi për zotin Berisha do të jetë një gjyq i gjatë, padyshim do të jetë shumë i gjatë, iu garantoj për këtë. Mund të zgjasë tre deri në katër vjet minimumi. Sepse do të luhet shumë me afatet, me shtyrjen, ka shumë shumë prova. Tani flasim që jemi në kuadër të provës në gjykim dhe do të jetë një gjyq shumë i lodhshëm dhe në fund të shohim se si do të shkojë”, tha Enida Bozheku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!