“Ka shumë arsye për të protestuar”, Nazarko: Pse Rama do të japi idenë që partia e 2030, do të jetë pa drejtor

schedule20:46 - 11 Korrik, 2024

schedule 20:46 - 11 Korrik, 2024

Ndërkohë që protesta e fundit e opozitës para pushimeve ka filluar, analisti Mentor Nazarko ka renditur në “Real Story” disa nga arsyet pse duhet protestuar.

Sakaq, ai ka deklaruar dhe pse kryeministri Edi Rama do të japë idenë që partia e së ardhmes, ajo e 2030 do të jetë pa drejtor në të gjithë nivelet dhe në atë lokal.

 “Duket sikur ne jemi kritik ndaj çdo lloj forme proteste. Ka shumë arsye për të protestuar, ndaj një qeverisje që ka humbur dhe motivin për të qeverisur. Për shkak të qendrimit të gjatë në pushtet, për shkak të mungesës së stimujve të brendshëm, për shkak të themi konsumit dhe sulmet nga organet e drejtësisë. Për këtë arsye, aty është një banderolë që thotë ‘E ke një qeveri në burg dhe një qeveri në kryeministri’.

Kjo është arsyeja pse Rama do të japi idenë që partia e së ardhshme e 2030, do të jetë pa drejtor, në të gjithë nivelet dhe në atë lokal. Ka shumë arsye për të protestuar, dhe në vende të vogla si ky i uni, protestat kanë nevojë dhe për një lloj fuqie të forta, financiare, që janë të interesuar dhe për garë. Për hir të vërtetës, Shqipëria lëngon në një situatë të tillë, nuk ka garë në ekonominë publike. Shteti është ende porositësi më i madh i punëve publike. Imagjino çështja për të cilën akuzohet zoti Beqaj është e turpshme”, tha ai./abcnews.la