“Ka qenë e frikshme, mendova se e humba”, Iliri flet për personin e shtrenjtë

schedule14:40 - 7 Shkurt, 2022

schedule 14:40 - 7 Shkurt, 2022

Ilir Shaqiri është padyshim një ndër banorët më të komentuar në shtëpinë e Big Brother VIP. Ai është përzgjedhur si personi i parë që shkon në finalen e madhe që do të mbahet me 18 Shkurt. Gjatë aventurës në shtëpinë e famshme, Iliri rrëfeu për tradhtinë dhe se si ai dhe gruaja kishin arritur të shpëtonin martesën.

Së fundmi, Vëllai i Madh iu ka dhënë mundësinë banorëve që të shkruajnë nga një letër për personin më të dashur të tyre. Iliri është shprehur se këtë letër e meriton bashkëshortja e tij. Duke folur me Monikën, ai tregoi se momenti më i frikshëm është kur ka menduar se e ka humbur atë.

“Disa mendime që kam pasur, disa dyshime, disa shpresa. Sepse unë sot e kësaj dite kam realisht imazhin e saj këtu kur e kam takuar me 15 tetor. Ka qenë i frikshëm për mua. I frikshëm. Nuk dija edhe çfarë të thosha. Mendova se e humba menjëherë.“, tha ai gjatë bisedës me Monikën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!