Sipas një epidemiologu kinez, SHBA-ja duhet të jetë objektivi kryesor i kërkimit mbi origjinën e Covid-19, duke hedhur dyshimet se virusi ka qarkulluar në SHBA që nga dhjetori i 2019.
Sipas një studimi të botuar këtë javë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA(NIH) zbuloi se të paktën shtatë persona në pesë shtete të SHBA-së ishin infektuar me SARS-CoV-2 disa javë para se SHBA të raportonte rastet e para zyrtare të koronavirusit.
Një studim i përbashkët nga qeveria kineze dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se virusi ka shumë të ngjarë të kishte origjinën nga një treg i gjësë së gjallë.
Sidoqoftë, Pekini ka mbështetur teorinë se Covid-19 u përhap në Kinë përmes ushqimit të kontaminuar të ngrirë dhe një numër politikanësh të huaj po bëjnë thirrje për më shumë hetime rreth faktit se virusi e ka origjinën nga një laborator.
Të enjten, Zeng Kwang, kryedemiolog në Qendrën Kineze të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjes tha për Global Times që vëmendja tani duhet të përqendrohet në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë vonuar kontrollin e qytetarëve në fazat e hershme të pandemisë.
Ai madje tha se “të gjithë elementët që lidhen me armët biologjike duhet të hetohen”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian tha të mërkurën se ishte “tani e qartë” se shpërthimi i Covid-19 kishte “origjinë të shumëfishtë” dhe se vendet e tjera do të duhet të punonin me OBSH-në./abcnews.al