Ka probleme fizike, ylli i Kosovës jashtë për ndeshjen me Suedinë

schedule14:58 - 27 Mars, 2021

schedule 14:58 - 27 Mars, 2021

Një lajm i keq ka mbërritur sot edhe në kampin e Kosovës. Nga ajo që bëhet me dije, një nga lojtarët më të mirë të skuadrës, Valon Berisha nuk do të mund të jetë i gatshëm nesër ndaj Suedisë.

Ai ka pësuar një dëmtim dhe mjekët nuk ia kanë arritur ta rikuperojnë për ndeshjen e nesërme. Kështu, Challandes do të jetë i detyruar të gjejë një zëvendësues për mesfushorin e Reims. Lajmin e njofton vetë Federata e Kosovës.

 

Berisha nuk do të kthehet në Francë, pasi ka shpresë që ai të jetë në ndeshjen e fundit të këtij grumbullimi ndaj Spanjës. Amir Rrahmani është gjithashtu mungesë e madhe për Kosovën në këto ndeshje. /abcnews.al