Italia është një ndër vendet që e ka përjetuar më shumë goditjen nga koronavirusi, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve dhe viktimave. Një ndër pacientet që ka mundur që të fitojë betejën me Covid është një 108 vjeçare, e cila kishte mundur që të mbijetonte nga gripi spanjoll, Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore.
Fatima Negrini lindi në vitin 1912, dy vjet para se të shpërthente Lufta e Parë Botërore. E moshuara ishte konfirmuar pozitive me Covid në prill të këtij viti, por fatmirësisht ja kishte dalë që të mbijetonte ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të saj në një azil në Milano që humbën jetën.
Negrini në një prononcim për mediat thekson se Zoti duhet ta ketë harruar atë.
“Ai nuk më thirri tek ai. Unë kam akoma disa gjëra të mira për të bërë, edhe pse jam në një karrocë. Familja ime është gjithashtu mirë,”ka thënë ndër të tjera 108 vjeçarja për mediat.
Gjithashtu ajo ka treguar se djemtë e saj, të cilët janë 79, 88 dhe 89 vjeç, ishin gjithashtu të shëndetshëm siç ishin shumë nipërit dhe mbesat e saj.
Mjekët në lidhje me këtë rast theksojnë se ajo është një mrekulli dhe tashmë inkurajon të tjerët dhe bashkëmoshatarët e saj në azil për të firuar betejën me Covid.
Vanda Gatti, një vullnetare e Kryqit të Kuq, e mban mend rastin e të moshuarës dhe thekson se ajo ishte një ndër përvojat e saj më të veçanta.
“Ishte një përvojë e çuditshme. Në kushte normale, ne mund të çonim një të afërm ose kujdestar të një pacienti në spital, por këtë herë nuk ishte e mundur”, tha Gatti.
Ndër të tjera vullnetarja thekson se për shkak të pandemisë shumë njërëz janë varrosur në të njëjtin vend në Milano dhe larg vëmendjes së familjarëve.
Ndërkohë në nderim të viktimave nga Covid autoritetet përkatëse në Milano po diskutojnë nëse do ta kthejë hapësirën në një monument të përhershëm për të përkujtuar viktimat. e.su./abcnews.al