Ka një mënyrë të thjeshtë si të bllokoni telefonatat anonime

schedule16:59 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 16:59 - 6 Dhjetor, 2020

Telefonatat anonime janë kthyer tashmë në një nga shqetësimet më të shpeshta për të gjithë. Madje, shumë nga ne nuk i përgjigjen dhe presin derisa thirrjet të stopojnë.

Por a e dinit se mund të ndalojmë të tilla telefonata nëse pajisja jonë është iPhone apo Samsung?

Nëse iPhone juaj ka IOS 13 e lart, mund t’i bllokoni tek opsioni “Settings”. Shkoni tek “Phone” dhe ndizni “Silence Unknoën Calls”. Kjo do t’ju ndikojë dhe tek telefonatat e rëndësishme, por kushdo qoftë mund t’ju lerë një voicemail (mesazh zanor), apo fundja dërgojë një mesazh.

Ndërsa më Android po ashtu shtypni “Settings” dhe kaloni tek opsioni Caller ID & Spam dhe aktivizojeni. l.k/abcnews.al