Një nga ushtrimet më të mira dhe më të lehta që dikush mund të bëjë për të përmirësuar shëndetin e tij dhe për të humbur peshë është ecja.
Përmirëson funksionin e zemrës dhe na ndihmon të humbasim kalori. Sidoqoftë, nëse ju pëlqen të ecni, duhet ta dini se një ndryshim i vetëm i thjeshtë mund t’ju ndihmojë të humbni deri në 20% më shumë kalori.
Pra, sipas ekspertëve, ndryshimi i shpejtësisë na ndihmon të djegim më shumë kalori dhe të konsumojmë më shumë energji. Sipas studiuesve, kur ndalemi dhe fillojmë, kur ngremë pak peshë shtesë ndërsa ecim, kur ecim përpjetë dhe pastaj tatëpjetë dhe përgjithësisht kur bëjmë ndryshime në mënyrën se si ecim shtyjmë trupin më shumë dhe kjo nga ana tjetër djeg më shumë kalorive.
Kështu që herën tjetër kur të shkoni për një shëtitje, konsideroni të bëni një aktivitet shtesë për të djegur më shumë kalori.l.k/abcnews.al