“Ka një çantë të dyshimtë këtu”, 20-vjeçari shqiptar mashtron dhe bën për spital 4 policët në Vjenë

schedule18:36 - 28 Maj, 2021

schedule 18:36 - 28 Maj, 2021

Skena të përgjakshme u zhvilluan në orët e para të mëngjesit në Vorgartenstrasse në Brigittenau të Enjten. Një 20-vjeçar shqiptar u kap gjatë një inspektimi policor rreth orës 00:20 të mëngjesit.

I riu teksa ishte fshehur në një ndërtesë tha se kishte gjetur një çantë të dyshimtë dhe thirri policinë që të shkonte për  ta parë nga afër.

Kur oficeri i parë doli në rrugë, shqiptari e goditi atë me grushte. Tre oficerë të tjerë  të policisë gjithashtu u sulmuan dhe u plagosën më pas nga 20-vjeçari “i tërbuar”.

Policia mundi ti shpëtonte dhunës së shqiptarit vetëm pas hedhjes në fytyrën e tij një spraj piperi. Ai më pas u arrestua për dhunë ndaj policëve.

Sipas asaj që raportoi policia i arrestuari ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!