Skuadrat gjermane janë të parat që u rikthyen në stërvitje. CEO i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge sheh një ndryshim të madh në humorin e djemve të tij. Drejtuesi i klubit bavarez ndalet edhe te task forca e krijuar në prononcimin e dhënë për Corriere della Sera.
“Futbolli gjerman vuan dhe pret, njësoj si në gjithë vendet e tjera. Prej një jave kemi leje për t’u stërvitur në grupe të vogla. Mund të them që humori i djemve është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme prej momentit që u rikthyen në qendrën stërvitore, gjendja e tyre shpirtërore është më e mirë.
Liga jonë ka krijuar një task forcë mjekësore, që qëndron në kontakt të përditshmë me politikën. Ata vijnë nga dy herë në javë dhe u bëjnë tamponin futbollistëve. Ulja e rrogave? Askujt nuk i pëlqen të humbasë një pjesë të fitimeve të veta, por solidariteti është gjëja më e rëndësishme në këto momente”, thekson Rummenigge. /abcnews.al